Forumi i biznesit Shqipëri-Poloni, synon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

226

http://ata.gov.al/2018/09/27/forumi-i-biznesit-shqiperi-poloni-synon-zgjerimin-e-bashkepunimit-ekonomik/

Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, organizoi sot në Tiranë, forumin e biznesit Shqipëri-Poloni, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të dy vendet, të cilët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm.Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, u shpreh se ky forum synon gjetjen e pikave të bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve në sektorë potencialë.http://ata.gov.al/2018/09/27/forumi-i-biznesit-shqiperi-poloni-synon-zgjerimin-e-bashkepunimit-ekonomik/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 27 Shtator 2018

TIRANË, 27 shtator /ATSH/- Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, organizoi sot  në Tiranë, forumin e biznesit Shqipëri-Poloni, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të dy vendet, të cilët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, u shpreh se ky forum synon gjetjen e pikave të bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve në sektorë potencialë.

“Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve rezultojnë në rritje për 6-mujorin e parë të vitit 2018, – tha ajo, – kur eksportet u rritën me 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017 dhe importet me 7%. Aktualisht në Shqipëri rezultojnë të regjistruara vetëm 32 ndërmarrje polake ose me kapital të përbashkët”, – tha Muçostepa.

Ndërsa Presidenti i Dhomës Polake të Tregtisë, Andrzej Arendarski thekson se interesi më i lartë i biznesit polak është në sektorët e infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë.

I pyetur për klimën e biznesit në Shqipëri, ai thekson se “Shqipëria si vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, ofron siguri për investimet e huaja”. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.