Dita Ndërkombëtare e Turizmit, vetëm në shtator hynë 610 mijë turistë

222

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, vetëm në shtator hynë 610 mijë turistë

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, vetëm në shtator hynë 610 mijë turistëhttp://ata.gov.al/2018/09/27/dita-nderkombetare-e-turizmit-vetem-ne-shtator-hyne-610-mije-turiste/Klosi tha se ,”shtatori na bën akoma më optimist pasi arrijmë të kuptojmë se politikat tona të ndjekura gjatë gjithë kësaj periudhe për të transformuar turizmin jo vetëm gjatë sezonit veror por për të patur një ofertë turistike më të zgjeruar na bën të arrijmë të kuptojmë që ia kemi dalë. Sot në Shqipëri nuk flitet më për një sezon turistik 4 mujor por për një sezon turistik i cili fillon që nga muaji prill dhe që vazhdon deri në muajin tetor”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 27 Shtator 2018

TIRANË,27 shtator /ATSH-A.ALLA / – “Vetëm për muajin shtator shënojmë deri më sot 610 mijë turistë të hyrë në Shqipëri, që krahasuar me po të njëjtin muaj të vitit 2017 kemi arritur në shifrën 31% më shumë. Gjithashtu një arritje tjetër ishte në muajin gusht, ku numri i turistëve u rrit me 27% më shumë se i njëjti muaj i vitit 2017”, – u shpreh ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi në një bashkëbisedim me gazetarët, në Ditën Botërore të Turizmit.

Klosi tha se “shtatori na bën akoma më optimist, pasi arrijmë të kuptojmë se politikat tona të ndjekura gjatë gjithë kësaj periudhe për të transformuar turizmin jo vetëm gjatë sezonit veror, por për të patur një ofertë turistike më të zgjeruar, na bën të arrijmë të kuptojmë që ia kemi dalë. Sot në Shqipëri nuk flitet më për një sezon turistik 4-mujor por për një sezon turistik i cili fillon që nga muaji prill dhe që vazhdon deri në muajin tetor”.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Turizmit e cila që prej 1980 është shënuar si ditë reflektimi në gjithë kontinentin, për të kuptuar se ku jemi me politikat e zhvillimit të turizmit, çfarë shtetet anëtare të Organizatës Botërore të zhvillimit të turizmit realizojnë për të patur një sektor të suksesshëm, një ekonomi të zhvilluar bazuar në turizëm ku nëpërmjet turizmit ofrohen më shumë vende pune, më shumë mirëqenie dhe më shumë të ardhura në ekonominë e vendeve që aderojnë në Konventën Ndërkombëtare”, – përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.