Bashkia Kukës nis punën për riparimit e rrugëve para sezonit dimëror

TIRANË,27 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Kukës ka nisur punën për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave, para sezonit dimëror.

Në një njoftim të bashkisë Kukës, thuhet se ka nisur punën për riparimin e mirëmbajtjen e rrugëve në të gjitha Njësitë Administrative para sezonit të dimrit.

“Prej dy ditësh po punohet në rrugët e fshatrave të Njësisë Administrative Bushtricë, për të vijuar në të tjera fshatra dhe njësi administrative”, shprehet bashkia. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.