Veliaj “zbulon” një mjeke të re në moshë

TIRANE, 26 shtator/ATSH/- Kryebashkiaku zbulon një mjeke aspak të zakonshme dhe vë në dijeni edhe Ministren e Shëndetësisë.

Mëngjesin e së mërkurës gjatë vizitës në një nga kopshtet e kryeqytetit, kryetari i Bashkisë zbuloi një mjeke mjaft të re në moshë.

Me nota humori, Veliaj publikoi për ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë ngjarje dhe njoftoi Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për këtë zbulim.

Në foto vogëlushja po mjekon dorën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës./o.l/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.