Shqipëri-Slloveni, bashkëpunim dypalësh dhe qëndrime të përbashkëta për çështje rajonale

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ – Bashkëpunimi dypalësh dhe qëndrimet e përbashkëta për çështje rajonale kanë shënuar ecuri pozitive mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Matej Marn, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ku u konfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, është rritur optimizmi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në fushën ekonomike.

Gjatë takimit u konfirmua edhe mbështetja reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare. Bashkëbiseudesit shkëmbyen mendime edhe për intensifikimin e vizitave të nivelit të lartë në të dy vendet, duke përcaktuar edhe afate paraprake, përfshi edhe konsultime politike dhe të diplomacisë ekonomike për t’u realizuar brenda vitit 2018.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.