SHBA – Një kinez arrestohet me dyshimin për spiunazh

ÇIKAGO, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Një shtetas kinez që jeton në Çikago, Ji Chaoqun, 27 vjeç, u arrestua me akuzën për spiunazh, bënë të ditur autoritetet për shtypin.

”Ai po të përpiqej të rekrutonte inxhinierë, punëtorë të industrisë së mbrojtjes dhe shkencëtarë për llogari të shërbimeve sekrete në Pekin dhe i riu do të akuzohet për veprime të paligjshme brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si agjent i një qeverie të huaj të paautorizuar’’, theksuan autoritetet ligjzbatuese amerikane.

Sipas aktakuzës, ai ishte duke mbledhur informacion mbi tetë agjentë të mundshëm në emër të shërbimit sekret kinez./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.