LONDËR – Corbyn: I gatshëm të qeveris dhe nxjerr vendin nga kaosi i Brexit

LONDËR, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Lideri i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn do të prezantohet si një oportunist i aftë për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga kaosi i Brexit, në fjalimin e tij përmbyllës të kongresit të partisë, sot në Liverpul.

Brexit ka qenë çështja madhore e kongresit të partisë kryesore opozitare britanike, pa dyshim në pakënaqësinë e Jeremy Corbyn, euroskeptiku i cili e ka më të lehtë për të mbrojtur programin ekonomik dhe social të laburistëve sesa për të mbajtur një qëndrim për çështjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

E ndarë midis përkrahësve që votuan pro qëndrimit në Europë, veçanërisht më të rinjve, dhe pjesës tjetër, kryesisht anëtarëve në moshë më të madhe apo pjesë e klasës popullore të cilët votuan për daljen nga BE, nën presion nga një pjesë e bazës dhe sindikatave që mbështesin tezën e një referendumi të dytë, partia miratoi së fundmi një pozicion kompromisi duke lënë të hapur të gjitha mundësitë në tryezë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.