KOPENHAGË – Dy persona arrestohen për blerje dronësh për ISIS-n

KOPENHAGË, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Dy persona u arrestuan me dyshimi se po organizonin blerjen e dronëve për llogari të grupit ekstremist të Shtetit Islamik (ISIS) për t’u përdorur në Irak dhe Siri, deklaroi policia daneze.

Të dy të dyshuarit, të cilët nuk u identifikuan, do të dëgjohen ditën e enjte, sipas policisë së Kopenhagës në një deklaratë për shtyp.

Policia zhvilloi aksionin në zonën e Kopenhagës në bashkëpunim me shërbimin e sigurimit të policisë daneze PET./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.