ITALI – Tensione të reja për buxhetin e 2019-ës

ROMË, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio, një nga peshat e rënda të maxhorancës qeveritare, pret me padurim dhe po kërkon me këmbëngulje një buxhet ambicioz, pak para prezantimit të linjave kryesore të ligjit për financat për vitin e ardhshëm.

‘’Ne kemi besim tek Giovanni Tria, ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, por të gjithë qytetarët e dinë se brenda Ministrisë së Ekonomisë ka persona të emëruar nga qeveria e mëparshme që punojnë kundër nesh’’, deklaroi sot ai për ‘’Radio Capital’’.

Lëvizja Pesë Yjet (L5Y, antisistem), ku Di Maio mban postin e kryetarit të partisë, mbron vendosjen e të ardhurave të shtetësisë, një lloj i të ardhurave universale për shtresat në nevojë, një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.