Bonusi për fëmijët e sapolindur, trinjakët do të paguhen nga 1200 dollarë secili

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/172915140264959/

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me të rinj dhe të reja në amfiteatrin e Liqenit Artificial, theksoi se për fëmijët të cilët do të binjakë ose trinjakë, do të paguhen secili prej tyre me vlerën përkatëse, ku për binjakët do të jetë në total 1600 dollarë (800 dollarë secili) dhe për trinjakët 3600 dollarë (1200 secili).

Lajmi u bë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, gjatë aksionit kombëtar “E gjithë vëmendja tek ju”, ku foli për nismën e re të qeverisë e cila do të futet në fuqi nga 1 janari 2019.

“Kur është fëmija i parë, të mos marri më atë bonusin prej 50 mijë lekësh, por të marri 400 mijë lekë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Që fëmija i dytë të marrë 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë të marri 1200 mijë lekë dhe kur janë binjakë të marrin nga 800 mijë lekë secili, jo 400 plus 800 por 800+800.

Ndërsa kur janë trinjakë, të marrin të tre sikur janë të tretë, nga 1200 dollarë”, – theksoi Kryeministri Rama.

Kryeministri u ndal edhe te vendet e tjera të cilat e aplikojnë këtë skeme, duke theksuar se disa vende më të zhvilluara ekonomikisht të BE-së, e aplikojnë këtë skemë vetëm për familjet në nevojë.

“Nëse shohim sesi e bëjnë këtë vendet e tjera shumë më të zhvilluara se ne dhe nëse shohim se  dhe me këto shifra ne nuk jemi të fundit nga ata që e bëjnë. Ka vende të zhvilluara të BE që nuk e bëjnë për të gjithë fëmijët që e bëjnë vetëm për familjet në nevojë, ka dhe vende që e bëjnë për të gjithë fëmijët dhe e bëjnë jo vetëm në një vit sic është kjo e jona,aplikojnë këtë edhe në disa vite. Por nëse shikojmë masën e shpërblimit në vendet që e bëjnë në një vit ne nuk jemi të fundit. është një masë e arsyeshme dhe pozitive që nuk vjen si sot ngaqë na lindi në zemër që ta bëjmë dhe vjen sot sepse sot na u krijua mundësi që dje nuk e kishim. Dje kur për 50 mijë lekëshin e vjetër të bonusit ne trashëguam një borxh 5. diçka mln dollarë para të papaguara. As nuk mendohej se mund të jepnim jo 50 dollarë por 400 dollarë  për fëmijën e parë dhe 800 për fëmijën e dytë dhe 1200 për fëmijën e tretë. Nuk bëhet fjalë për dyfish apo pesëfish por bëhet fjalë për shumëfish më tepër”. – theksoi Rama./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.