STOKHOLM – Lovfen nuk merr votëbesimin në Parlament

STOKHOLM, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Kryeministri socialdemokrat, Stefan Lofven nuk mori votëbesimin në Parlament, ku arriti të merrte 204 vota, kundrejt 349 të disponueshme, raportuan mediat vendase duke nënvizuar se ai është kryeministri i parë i larguar me këtë lloj votimi në historinë e vendit.

Lofven, në detyrë që nga viti 2014, tani do të duhet të lerë detyrën.

Presidenti i Parlamentit duhet të ngarkojë një kandidat të ri, në një proces që mund të zgjasë disa javë.

Midis kandidatëve të kualifikuar është Ulf Kristersson, kreu i moderatorëve./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.