Sot, dita e Psikoterapisë, promovon edukimin e publikut për shëndetin mendor

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Sot shënohet Dita e Psikoterapisë, me qëllim promovimin e këtij profesioni, si dhe luftës ndaj stereotipave të ndërtuara rreth njerëzve që kërkojnë ndihmë për gjendjen mendore.

Data e 25 shtatorit shënohet me qëllim të edukimit të publikut rreth rëndësisë së përmbushjes së nevojave të komunitetit për shëndetin mendor.

Kjo ditë ka nisur të shënohet që prej vitit 2012, kur një grup profesionistësh dhe studentësh u grumbulluan për të luftuar keqkuptimet rreth psikoterapisë, si dhe për të rritur vetëdijen rreth rëndësisë jetike të punës së trapistëve të cilët ndihmojnë një në katër njerëz që vuajnë nga sëmundjet mendore. Po, ashtu terapistët ndihmojnë njerëzit me probleme emocionale.

Simbolika e kësaj dite shënohet përmes ngjyrës që krijohet nga e gjelbra dhe e kaltra. Konsiderojeni si një ditë ideale për të biseduar, për t’u shprehur, lexoni diçka rreth psikoterapisë në mënyrë që të luftoni keqkuptimet si dhe nënvlerësimin që bëhet ndaj këtij profesioni. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.