SHKUP – Zaev: Qytetarët të marrin vendim të mençur për vendin e tyre

SHKUP, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Qeveria dhe opozita maqedonase janë duke bërë apelet e fundit përpara referendumit vendimtar të së dielës, ku qytetarët do të votojnë për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të vendit, si një kusht për integrimin e Shkupit në BE dhe NATO.

Kryeministri socialdemokrat, Zoran Zaev, mbështetës i madh i marrëveshjes që i dha fund një mosmarrëveshje të gjatë me Athinën , ka përsëritur thirrjen e tij për të votuar pro duke thënë se ai kishte besim në mençurinë e qytetarëve.

“Qytetarët do të marrin një vendim të mençur sepse e duan vendin e tyre dhe do të tregojnë një ndjenjë përgjegjësie për fëmijët e tyre’’, theksoi Zaev.

‘’Gjithkush e di se ne kemi arritur një marrëveshje kompromisi që ndan vendin tonë nga një periudhë e gjatë ngërçi’’, shtoi ai./  /OS/ A.JOR.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.