SHBA – Mogherini: Sistem i ri pagesash për tregtinë me Iranin

108

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian njoftoi dje në mbrëmje në OKB se europianët do të krijojnë një sistem të ri pagesash për të mundësuar vijueshmërinë në aspektin tregtar me Iranin, kryesisht për blerjen e naftës, si dhe për të anashkaluar në këtë mënyrë sanksionet amerikane.

”Më konkretisht, shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të ngrenë një njësi ligjore për të lehtësuar transaksionet financiare legjitime me Iranin”, deklaroi Federica Mogherini në fund të një takimi që kishte në fokus ruajtjen e marrëveshjes bërthamore iraniane të 2015 pas largimit të bujshëm të SHBA-së nga ky tekst në maj.

”Kjo do t’i mundësonte kompanive europiane për të vijuar shkëmbimet tregtare me Iranin në përputhje me ligjin europian dhe mund të jetë një mundësi për partnerë të tjerë në botë”, shtoi ajo në një deklaratë të përbashkët me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.