OKB – Trump kërkon këmbime tregtare të drejta dhe të balancuara

NJU-JORK, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot në OKB këmbime tregtare të drejta dhe të balancuara, duke justifikuar vendimet e tij të fundit ekonomike, duke u fokusuar kryesisht me Kinën.

“Çekuilibri tregtar me Pekinin nuk mund të tolerohet”, shtoi ai nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara që zhvillohet një herë në vit.

Taksat e reja doganore amerikane, prej 10% mbi 200 miliardë dollarë importe kineze, hynë zyrtarisht dje në fuqi dhe pritet të kenë një impakt mjaft negativ mbi rritjen e ekonomisë globale.

Nga ana tjetër Pekini pritet të vendosë tarifa doganore kundrejt 60 miliardë dollarë produkteve amerikane si kundërpërgjigje për masat amerikane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.