NJU-JORK – Trump: Irani duhet të ndryshojë tonet që të zhvillohet takimi

NJU-JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se do të takohet me lidershipin e Iranit vetëm pasi të ndryshojë politikat e tij.

“Irani duhet të ndryshojë tonet përpara se të takohem me të”, deklaroi Trump.

Ai ka theksuar me vendosmëri se ky takim do të zhvillohet.

SHBA-ja ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit pasi presidenti Donald Trump nxorri Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e arritur në Vjenë në vitin 2015 mes fuqive të mëdha dhe Iranit për të kufizuar aktivitetin bërthamor të këtij të fundit.//ai/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.