NJU-JORK – Berlini: Efektiviteti i OKB-së varet nga shtetet anëtare

NJU-JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/- Mbetet në dorë të shteteve anëtare për t’i bërë Kombet e Bashkuara të jenë të forta dhe efektive, deklaroi dje ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Ne jetojmë në një kohë kur na lind nevoja për më shumë rend ndërkombëtar, më shumë besueshmëri në rregullat që kemi rënë dakord së bashku”, deklaroi Maas ndërsa nisej për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Që Kombet e Bashkuara të jenë të forta, të drejta dhe efektive kjo varet vetëm nga anëtarët e saj “, tha Maas. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.