NJU-JORK – Bashkëthemeluesit e Instagramit largohen, gati për kapitullin tjetër

NJU-JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Shefi ekzekutiv i Instagramit, Kevin Systrom thotë se ai dhe bashkëthemeluesi, Mike Krieger po largoheshin nga kompania “për të zbuluar përsëri kuriozitetin dhe kreativitetin tonë”.

“Tani jemi gati për kapitullin tonë të ardhshëm”, tha Systrom në një deklaratë.

Systrom dhe Krieger krijuan aplikacionin popullor për fotografitë në vitin 2010.

Që atëherë, ata kanë ngritur 1 000 zyra në mbarë botën dhe kanë ”fituar” më shumë se 1 miliard përdorues.

Instagram u ble nga Facebook në vitin 2012 për një miliard dollarë.

“Ndërtimi i gjërave të reja kërkon që ne të tërhiqemi, të kuptojmë se çfarë na frymëzon dhe çfarë përputhet me atë që bota ka nevojë, kjo është ajo që ne planifikojmë të bëjmë”, tha Systrom./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.