Mbështetje agroturizmit me paketën e re fiskale

TIRANË, 25 shtator/ATSH-Maela Marini/ Paketa e re fiskale në mbështetje të agroturizmit është një nxitje në kuadër të programit “100 fshatrat”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama nga Nivica, ku theksoi se “kemi bërë pjesë të paketës së re fiskale uljen e TVSH-së në 6 % për agroturizmin”.

“Po ashtu kemi ulur taksën e fitimit në vetëm 5% nga 15%, si dhe kemi zeruar taksën e infrastrukturës. Në të njëjtën kohë kemi ulur në 5% taksën e fitimit për Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore, që ne synojmë të forcojmë”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.