Lady Gaga në premierën e filmit të ri

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Lady Gaga ndriçon tapetin e kuq të “Auditorium Shrine” në Los Angeles, e veshur me fustan të argjendtë, në premierën e filmit “A Star is Born”, në të cilin është protagoniste në krah të aktorit Bradley Cooper.

Gaga dukej si Marylin Monroe, me flokët e verdhë të lëshuar, me buzët e lyera me të kuq të fortë dhe me një gjerdan në qafë.

Në filmin “A Star is born”, pa dyshim që ka lindur një yll, që shkëlqen gjithmonë e më shumë.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.