ITALI – Kaspersky: SHBA na ka vënë në shënjestër

41

ROMË, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Vitin e kaluar ne ishim në shënjestër nga SHBA dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte, u shpreh për shtypin themeluesi dhe CEO i kompanisë ruse ”Kaspersky”.

”Ne jemi më të mirët në sigurinë kibernetike, më të mirët për të zbuluar spiunazhin, aktivetete të dëmshme”, tha Eugene Kaspersky në Romë në festimin e 10-vjetorit të aktivitetit në Itali.

Pasi vuri gishtin tek qeveria e SHBA, e cila vitin e kaluar ndaloi ”softwar”-ët e kompanisë nga agjencitë qeveritare, Kaspersky foli për një nismë transparence globale, në lidhje me hapjen e një qendre të të dhënave në Zvicër, në nëntor, ku do të zhvendoseshin të dhënat e përdoruesve europianë.

Kaspersky foli edhe për ecurinë e tregut italian, ku kompania ka 53% të tregut në segmentin e konsumatorit dhe ku në të ardhmen kompania ka për qëllim të bëjë edhe më mirë për sigurinë e kompjuterave të qytetaëve, kompanive, qeverisë italiane dhe infrastrukturës./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.