GJERMANI- Liderët e industrisë paralajmërojnë qeverinë për mosmarrëveshjet politike

BERLIN, 25 shtator /ATSH-DPA/- Liderët e industrisë gjermane kanë paralajmëruar qeverinë e kancelares, Angela Merkel që të mos lejojë që të hutohet nga lufta politike, pas rënies së tensioneve në mosmarrëveshjen e fundit midis tre partive të koalicionit qeverisës në vend.

“Qeveria duhet të veprojë shpejt në fusha të tilla si politika tatimore dhe financiare, për të shmangur ngadalësimin e ekonomisë gjermane”, deklaroi shefi i Federatës Gjermane të Industrisë (BDI), Dieter Kempf.

“Ne kemi nevojë për politika që jo vetëm të menaxhojnë, por edhe të nxisin dhe sigurojnë rrugën e ardhshme të vendit tonë”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.