“Festa e mollës” në Korçë, promovim produktit vendas

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend.

Për të promovuar edhe më shumë këtë produkt dhe për të rritur interesin turistik në fshatin Dvoran do të zhvillohet këtë fundjavë “Festa e Mollës”.

Festa e Mollës, e cila do të organizohet për herë të tretë nga bashkia Korçë, ka si qëllim promovimin e produktit vendas, mollës dhe nënprodukteve të saj.

Fshati Dvoran në Korçë do të presë vizitorë të shumtë, në një panair ku të gjithë fermerët do të reklamojnë mollët si edhe produkte të tjera kulinarie si verë, reçel, liko, prevede, ëmbëlsira me mollë etj.

Mbledhja e mollëve nëpër ferma të ndryshme në zonat që dallohen për prodhimtarinë e mollës, krijon një mundësi argëtimi për turistët vendas dhe të huaj, si edhe gjallëron jetën në njësitë administrative që i bashkohen Korçës. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.