“100 fshatrat”, 100 pika graviteti për një zhvillim të qëndrueshëm

TIRANË, 25 shtator/ATSH-Maela Marini/ “100 fshatrat” janë 100 pika graviteti për një zhvillim të qëndrueshëm të hapësirës rurale në Shqipëri.

Nga Nivica, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “kemi hedhur një hap të parë të rëndësishëm të rijetëzimit përmes Rilindjes Urbane, të kësaj qendre të vogël”.

Duke u mbështetur te potencialet e kësaj zone, sipas Ramës, “do të shtrihet zhvillimi në disa rreze rreth e rrotull”.

Ky takim, tha Kryeministri, “është një forum për të diskutuar konkretisht, por edhe për të krijuar një qendër graviteti në vëmendjen e atyre që janë të interesuar të investojnë në këtë zonë”.

Po ashtu, sipas Ramës, “synohet të nxiten edhe aktorët e tjerë që janë të interesuar për të investuar në pika të tjera të hartës së ‘100 fshatrave’, si 100 pika graviteti për një zhvillim të qëndrueshëm të hapësirës rurale në Shqipëri”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.