UNESCO vëzhgon pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Grupi vlerësues i UNESCO-s ndodhet në Shqipëri gjatë kësaj jave, për të vlerësuar dhe parë punën e realizuar lidhur me shpalljen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit, si zonë e trashëgimisë botërore.
Ky ishte takimi i parë me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës, që do të pasohet me takimet me qeverisjen vendore në Pogradec dhe palën maqedone.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.