UASHINGTON- Trump : Akuzat kundër kandidatit të gjykatës janë krejtësisht politike

UASHINGTON, 24 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një mbështetje të plotë për të propozuarin e tij për Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh, duke thënë se akuzat për sulm seksual kundër gjyqtarit janë “plotësisht politik”.

Christine Blasey Ford ka akuzuar Kavanaugh se e ka sulmuar atë seksualisht kur ishin adoleshent rreth 35 vjet më parë.

Gruaja, një profesore, duhet të dëshmojë përpara senatorëve këtë javë, pas negociatave të tensionuara.

Gjatë fundjavës, një tjeter grua ngriti akuza ndaj tij për sjellje të pahijshme në një media lokale, duke thënë se incidenti ka ndodhur gjatë periudhës së kolegjit, duke bërë që demokratët e opozitës të kërkojnë që procedurat e emërimeve të mbeten pezull.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.