Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve sot në Kuvend

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kuvendi nisi seancën plenare ku pritet miratimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu, në seancën e sotme pritet edhe miratimi i projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror””, si dhe projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar”.

Një tjetër projektligj, që pritet të miratohet në seancën e sotme është edhe ai “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.