RUSI – Putin informon Assadin për livrimin e raketave S-300 Sirisë

MOSKË, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin informoi sot aleatin e tij, Bachar al-Assad për livrimin e afërt të sistemeve moderne të mbrojtjes antiajrore S-300 në Siri, gjatë bisedës së parë telefonike midis dy presidentëve që prej rrëzimit në mënyrë të paqëllimshme të një avioni rus.

‘’Presidenti rus informoi Bachar al-Assad në lidhje me vendimin për masa shtesë për të rritur sigurinë e ushtarëve rusë në Siri dhe për të forcuar mbrojtjen antiajrore të vendit, përfshirë atë nëpërmjet dërgimit të sistemeve moderne S-300″, sipas një komunikate të Kremlinit.

Ky vendim u njoftua më herët nga Ministria ruse e Mbrojtjes./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.