RUSI – Navalni arrestohet sërish pas daljes nga burgu

MOSKË, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Opozitari rus, Aleksei Navalni u arrestua sërish sot pas daljes nga burgu, ku vuajti dënimin me 30 ditë burg me akuzën për organizim të paligjshëm të një proteste, bëri të ditur media.

Navalny u prit mëngjesin e sotëm, në momentin e daljes nga burgu, nga forcat e policisë.

”Ai u shoqërua në një postë policore në qendër të Moskës për t’u paraqitur më pas në  mesditë para një gjyqtari’’, sqaroi në Twitter zëdhënësja e tij, Kira Jarmish.

I akuzuar për shkelje të një tjetër ligji për protestat, Navalni rrezikon deri në 20 ditë burg.

Opozitari u dënua me 30 ditë burg më 28 gusht për protestë të paautorizuar në muajin janar, ku ai bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.