Prerja e paligjshme e pyjeve – Bllokohen 4 kamionë me dru në Shkodër

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ – Ndalimi i prerjes së paligjshme të pyjeve në territorin e Shkodrës është në qendër të punës së kësaj bashkie.

“Vetëm në javën e fundit janë bllokuar 4 kamionë me rreth 60 m3 lëndë druri e prerë dhe transportuar pa leje”, bën të ditur bashkia Shkodër.

Sipas saj, aksioni u krye përmes bashkëpunimit të Inspektoriatit, Policisë dhe Drejtorisë së Shërbimeve Bujqësore e Pyjore të bashkisë Shkodër.

Bashkia e Shkodrës do të vijojë punën në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.