OKB – Parisi: Të sanksionohen grupet që bllokojnë procesin politik në Libi

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi francez i diplomacisë, Jean Yves Le Drian kërkoi sot më shumë vendosmëri nga komuniteti ndërkombëtar si dhe sanksione të reja kundër atyre që bllokojnë procesin politik në Libi.

“Situata aktuale na imponon që të tregohemi më të ashpër kundrejt atyre që shpresojnë të imponojnë një status quo vetëm për përfitimin e tyre”, tha ai gjatë një konference për shtyp në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së.

“Si dhe duhet të përdoren sanksione kundër milicive që kërcënojnë Tripolin”, theksoi ministri francez. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.