LDK përgatit mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu deklaroi se kjo parti do të fillojë procedurat për të nxjerrë një mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij, bashkë me partitë tjera janë duke biseduar për të marrë mbështetje për mocionin. Madje, Veliu thotë se ka përkrahje për ta rrëzuar Qeverinë edhe nga koalicioni qeveritar.

Veliu tha se LDK nuk do të përkrahë protestën e ftuar nga Vetëvendosje duke thënë se për momentin nuk e shohin të arsyeshme të marrin pjesë në protesta.

Këto deklarata Veliu i dha pas mbledhjes që kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mbajtur me grupin parlamentar të LDK-së./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.