FUTBOLL – UEFA vendos për një hetim financiar më të thellë ndaj PSG-së

97

PARIS, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Klubi francez i futbollit PSG, nën mbikëqyrje nga UEFA për mosrespektimin e rregullave financiare që prej ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappe për një vlerë prej 400 milionë eurosh verën e vitit 2017, do t’i nënshtrohet një hetimi më të thellë nga ana e UEFA-s, njoftoi sot ky institucion i futbollit europian.

Hetimi nga ICFC-ja, institucioni i ngarkuar me kontrollin financiar të klubeve të UEFA-s, u mbyll fillimisht këtë verë.

Por UEFA kishte rihapur dosjen që do të kalojë në një shqyrtim më të thelluar.

Rregullat e “fair-play” financiar i ndalojnë klubeve që janë angazhuar në kompeticionet europiane që të shpenzojnë më shumë para nga se fitojnë nga aktivitetet e tyre. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.