Dosja “Bajri”, 6 prej të arrestuarve mbeten në burg

TIRANË, 24 shtator/ATSH – A. Fortuzi/ – Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 6-të nga të arrestuarit e grupit “Bajri”.

Gjatë seancës së zhvilluar të hënë në gjykatë, dolën për t’u njohur me masat e sigurisë, Armir Grimaj, Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Ndërkohë i shpallur në kërkim Enver Bajri dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Më 22 shtator u deklaruan detajet e operacionit “Oaz”, që çoi në pranga 11 persona, ndërsa dy u shpallën në kërkim.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.