Aplikacion i ri për transportin publik në Tiranë

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ – Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.

Aplikacioni funksionon duke marrë të dhënat e të gjitha linjave të autobusit me anë të pajisjeve GPS, të instaluara në shumicën (99%) e autobusëve në Tiranë. Pikat blu në hartë janë vendndodhja e autobusëve në kohë reale, e cila përditësohet çdo 10 sekonda.

Por si do arrijnë të gjejnë linjën e autobusit që ata përdorin më shumë?

“Çdo ngjyrë është një linjë më vete. Linja me ngjyrën lejla e errët është e unazës, linja me ngjyrën blu është e Kombinat–Kinostudio, ngjyra jeshile duhet të jetë linja e Tiranës së Re. Në qoftë se një person ka vetëm një linjë që e përdor mund të shkojë te linjat dhe të zgjedhë atë që ai përdor.

Aplikacioni që shkarkohet fare lehtë në App store, pa kosto apo humbje kohe, të çon në destinacionin që dëshiron, mjafton të shënosh rrugën ku je dhe atje ku do të shkosh. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.