TURQI – Erdogani synon të ripërtërijë krejtësisht marrëdhëniet me Berlinin

STAMBOLL, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpreson se vizita e tij shtetërore në Gjermani do t’i jap fund krejtësisht tensioneve mes dy vendeve.

“Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për t’u bërë një anëtar i BE-së dhe lufta kundër terrorizmit janë prioritetet e këtij udhëtimi”, theksoi Erdogani para gazetarëve ndërkohë që nisej për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Erdogani pritet të mbërrijë në Berlin të enjten me ftesë të presidentit gjerman, Frank Walter Steinmeier

Ai do të takohet dy herë me kancelaren Angela Merkel para se të udhëtojë për në Këln ku do të inagurojë hapjen e një xhamie. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.