Transformohet spitali i Gjirokastrës, aparatura moderne diagnostikuese

163

#PunaPërTransformiminEShëndetësisë 📌Ja si është transformuar spitali rajonal i #Gjirokastrës 🏥 ✔️▪️Aparatura të reja në Urgjencë▪️Rehabilituam ambientet pritëse për qytetarët dhe shërbimet e Patologjisë, Pediatrisë dhe Maternitetit▪️Zgjeruam gamën e analizave▪️Aparatura moderne diagnostikuese▪️Standard i ri në sallat operatoreKemi ende shumë për të bërë👉🏼Së shpejti projekte të reja për të ofruar jo vetëm kushte më të mira por edhe më shumë shërbime cilësore për qytetarët 👍

Posted by Ogerta Manastirliu on E diel, 23 Shtator 2018

TIRANE, 23 shtator/ATSH/- Spitali Rajonal i Gjirokastrës është rikonstruktuar plotësisht.

Ministria e Shëndetësisë publikon detaje nga transformimi në të gjithë repartet e këtij spitali.

Në kuadër të investimeve të qeverisë shqiptare në spitale dhe qendrat shëndetësore në vend, edhe në këtë spital është bërë e mundur rehabilitimi i ambienteve pritëse për qytetarët ndërsa në shërbimin e urgjencës janë vendosur aparatura të reja.

Transformim kanë pësuar edhe shërbimet e Patologjisë, Pediatrisë dhe Maternitetit.

Në spitalin e Gjirokastrës është zgjeruar gama e analizave që mund të kryhen.

Falë këtij investimi, janë vendosur gjithashtu edhe aparatura moderne diagnostikuese dhe një standard i ri në sallat operatore. /o.l/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.