NJU DELHI – India krijon skemë shëndetësore për të mbuluar 500 milionë të varfër

93

NJU DELHI, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri indian Narendra Modi filloi sot formalisht një skemë të sigurimit shëndetësor të financuar nga qeveria dhe pritet të mbulojë 500 milionë persona të varfër në Indi.

Kjo skemë synon të mbulojë me 500 000 rupee (rreth 7 300 dollar) për familje në vit në spitale dhe klinika të caktuara shtetërore dhe private duke eleminuar përdorimin e parave dhe të dokumentacioneve të shumta.

Ky plan është pjesë e programit shëndetësor “Ayushman Bharat” i shpallur në fillim të këtij viti duke inaguruar financimin shtetëror më të madh në botë për një program shëndetësor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.