VIDEO / Flamingot në Lagunën e Nartës, dyfishohet numri i vizitorëve

VIDEO / Flamingot në Lagunën e Nartës, dyfishohet numri i vizitorëve

VIDEO / Flamingot në Lagunën e Nartës, dyfishohet numri i vizitorëveTurizmi i vëzhgimit të shpendëve ujore, që në instiktin e tyre kanë të qëndruarit në grup, po kthehet në trend edhe në Shqipëri. Popullimi i lagunës së Karavastasë dhe të Nartës me flamingo, që së fundmi janë shfaqur edhe në Kune-Vain ka shtuar numrin e vizitorëve në këto atraksione turistike. http://ata.gov.al/2018/09/22/video-flamingot-ne-lagunen-e-nartes-dyfishohet-numri-i-vizitoreve/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 22 Shtator 2018

TIRANË,22 Shtator / ATSH.N.Lena/ – Turizmi i vëzhgimit të shpendëve ujore, që në instiktin e tyre kanë të qëndruarit në grup, po kthehet në trend edhe në Shqipëri. Popullimi i lagunës së Karavastasë dhe të Nartës me flamingo, që së fundmi janë shfaqur edhe në Kune-Vain ka shtuar numrin e vizitorëve në këto atraksione turistike.

Laguna e Nartës është quajtur dhe “Shtëpia e Flamingove” për vetë pozicionin gjeografik dhe thellësinë e ujit. “Flamingot preferojnë një thellësi ujore deri në 1.5 m”, thotë për ATSH-në, Nexhip Hysolakoj, përgjegjësi i Sektorit  të Monitorimit të lagunës në Administratën e Zonave të Mbrojtura (AdZM) e Vlorës. “Laguna e Nartës e përmbush më së miri këtë parametër” thotë ai. Duke qenë dhe një atraksion turistik për turizmin e vëzhgimit, ato kanë bërë që Lagunën e Nartës vetëm për periudhën 6 mujore të vitit ta vizitojnë më shumë se 30 mijë turistë të natyrës.

“Vetëm këtë sezon, nga janari deri në gusht, Laguna e Nartës me qendër Zvërnecin u vizitua nga rreth 30 mijë turistë të  vëzhgimit të shpendëve dhe ata që preferojnë dunat detare për një plazh të pastër e të qetë. Ky numër është sa dyfishi i vizitorëve që qëndruan në këtë territor gjatë gjithë vitit 2017”,  thotë  Nexhip Hysolakoj. Habitatet me faunën e tyre të dëmtuar apo të larguar po rikthehen në gjëndjen e më parshme. Flamingot nuk po shtegëtojnë më në periudhën e nxehtë por po qëndrojnë në laguna gjatë gjith vitit. Specialistët e faunës së egër janë të kënaqur që në këto habitate nuk dëgjohen më krisma armësh, por vetëm shkrepje të aparateve fotografike. Por, është vërejtur një problem që po i shqetëson ata, filmimi me dron duke fluturuar fare pranë shpendëve gjatë procesit të tyre të ushqimit apo dhe të shlodhjes. Ky mjet fluturues nuk është i dëshiruar për to sidomos për flamingot. Ato tremben dhe ngrihen me vrull në ajër duke dëmtuar njëra-tjetrën por dhe duke i larguar nga vendi i zgjedhur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.