Rryshfet për kolaudimin, arrestohen dy persona

TIRANË,22 shtator /ATSH- Pas një hetimi disa mujor, prokuroria e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e saj, duke arrestuar dy persona për korrupsion, konkretisht A.T dhe A.H.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë ata merrnin shpërblim për kalimin e mjeteve në kolaudim në kundërshtim me kushtet reale teknike si dhe kalimin e mjeteve jashtë radhe. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.