Paloka: Opozita ngre disa pyetje për krimin në Shkodër

TIRANË,22 shtator /ATSH- I. Vata/ – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i cili ka përshëndetur aksionin e Policisë në Shkodër, duke i kërkuar që t’i pëgjigjet pyetjeve të opozitës për krimin në Shkodër, para si tha ai “të valvisin flamurin e fitores”.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka shprehet se “Meqë ministri i Ramës vendosi të “flasë” dhe po tund flamurin e fitores kundër krimit në Shkodër, pse nuk i përgjigjet disa pyetjeve të tjera: Sa herë është takuar me Bajrot? Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqësues dhe votues të opozitës? Sa vota ju ka kërkuar në zgjedhje që t’i bëjnë me “mënyrën e tyre”? Sa herë ju ka çuar “selam” në emër të Ramës? Çfarë date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.