Kukës, nis puna për rikonstruksionin e shkollës në Shtiqen

TIRANË,22 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Kukës ka nisur punimet për rikonstruksionin e shkollës së Mesme “Qazim Shehu”, Shtiqen.

Punimet janë inspektuar nga kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu i cili deklaroi se bashkia e ka në fokus përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

“20 milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur rikonstruksionin e plotë të shkollës së Mesme të bashkuar “Qazim Shehu” Shtiqen.

Investimi për rikonstruksionin e shkollës “Qazim Shehu” është një bashkëfinancim i Bashkise Kukës ne masën 30% me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve dhe përfshin ndërhyrje tërësore në mure, dysheme, nyjet hidro-sanitare, rrjetin elektrik dhe atë të ngrohjes qendrore etj.

Punimet për rikonstruksionin e shkollës pritet të përfundojnë brenda 4 muajve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.