IRAN – Teherani premton një rritje të kapaciteteve mbrojtëse

TEHERAN, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Irani do të rrisë ditë pas dite kapacitetet e tij mbrojtëse, deklaroi sot presidenti iranian, Hassan Rohani duke iu referuar rraketave që zhvillon vendi i tij dhe që shqetësojnë perëndimorët.

“Ne nuk do t’i reduktojmë kurrë kapacitetet tona mbrojtëse (…) ne do t’i rrisim ditë pas dite”, deklaroi Rohani gjatë një parade ushtarake në Teheran.

“Fakti që jeni të zemëruar me rraketat tona tregon se armët tona janë më të efektshme. Falë fjalëve tuaja, ne dimë tashmë vlerën e rraketave tona”, shtoi ai.

Rohani i bëri këto deklarata me rastin e Ditës Kombëtare të Forcave të Armatosura Iraniane që përkujtohet më 22 shtator, dita kur Bagdadi filloi luftën Iran-Irak (1980-1988). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.