AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/9/2018

UASHINGTON – Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland rikthehet në Uashington për të vazhduar negociatat për reformimin e NAFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Amerikanoveriore).

ROMË – Kongres i partisë së ekstremit të djathtë, “Fratelli d’Italia” ku pritet të marrë pjesë edhe Steve Bannon.

BOLTON – Tubimi i pari i mbështetësve të një Brexit të ashpër kundër planit të kryeministres Theresa May.

KUALA LUMPUR – Kryeministri malajzian, Mahathir Mohamad viziton Britaninë e Madhe dhe më pas SHBA-në.

VILNIUS – Papa Françesku nis në Lituani një tur vizatash në vendet baltike.

MOSKË – Manifestime në Moskë të partisë komuniste ruse kundër reformës së pensioneve.

LIZBONË (Portugali) – Manifestime në Lizbonë dhe Porto kundër rritjes së qirasë së apartamenteve.

SANTA CRUZ (SHBA) – Në Kaliforni, betejë për të ruajtur plazhet e hapura për të gjithë./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.