Vlorë, pastrohet plazhi pranë Akademisë së Marinës

TIRANË, 21 shtator/ATSH/- Në qytetin e Vlorës po punohet sot për pastrimin e plazhit pranë Akademisë së Marinës.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin bregdetar po mbështesin Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike për pastrimin e këtij plazhi.

Gjatë aksionit punonjësit po heqin papastëritë që sjell deti, po pastrojnë kanalet, si dhe rërën.

Fundjavën që kaloi plazhet e qytetit të Vlorës ishin në qendër të një aksioni për pastrimin e tyre, në kuadër të ditës ndërkombëtare të pastrimit të plazheve. Gjatë këtij aksioni sensibilizues u pastrua një sipërfaqe e gjatë prej 2 km në plazhet e Vlorës dhe një pjesë e pyllit të Sodës. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.