SHBA – Tri fëmijë dhe dy të rritur sulmohen me thikë në Nju Jork

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Tri fëmijë dhe dy të rritur u sulmuan me thikë sot në një qendër shëndetësore në Nju Jork, njoftoi policia, duke theksuar se një grua ishte arrestuar.

“Personi i dyshuar për sulmin, që ndodhi në lagjen Kuins, është 52 vjeçe. Ajo punonte në këtë qendër dhe u gjet në katin nëntokë të godinës, me plagë që ia kishte bërë vetë vetes me thikë”, theksoi policia.

“Dy vajza dhe një djalë i vogël u sulmuan nga kjo grua. Një prej vajzave të vogla është në gjendje të rëndë”, njofton policia.

“Dy të rriturit e sulmuar janë një punonjës i qendrës dhe babai i një prej foshnjeve”, sipas të njëjtave burime që nuk dhanë detaje të tjera./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.