Presidentja e Kroacisë, Kitaroviç dekoron ambasadorin Ilir Melo

TIRANË,21 shtator /ATSH – I. Vata/ – Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç ka dekoruar sot ambasadorin e Shqipërisë në Kroaci Ilir Melo, njoftoi Ambasada shqiptare në Kroaci.

Ambasada shton se “Në përfundim të mandatit si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, ​Ilir Melo u prit në një takim lamtumire nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë të cilët Ambasadori Melo u nderua me Urdhërin e Dukës Branimir, për kontributin në forcimin e partneritetit midis dy vendeve mike”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.