OKB – Guterres: Marrëveshja e emrit me Maqedoninë shumë pozitive

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-ANA/ – Në prag të referendumit që do të zhvillohet në Maqedoni më 30 shtator në lidhje me çështjen e emrit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e cilëson marrëveshjen për emrin si shumë pozitive.

“Ne e konsiderojmë marrëveshjen mes dy qeverive si shumë pozitive. OKB-ja është përfshirë prej dekadash duke u përpjekur të ndihmojë të dyja palët që të arrijnë në këtë marrëveshje”, tha ai para gazetarëve.

“Ne shpresojmë që si Greqia dhe Maqedonia të arrijnë të ratifikojnë këtë marrëveshje. Sepse kjo do të na mundësojë… do të jetë më e lehtë për ne që të përcaktojmë marrëdhëniet mes dy vendeve”, theksoi Guterres. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.