Lamallari: 2 herë më tepër vrasje në Vlorë, kur ministër ishte Basha

TIRANË, 21 shtator/ATSH – A. Fortuzi/ – Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Besfor Lamallari ka publikuar shifra të rendit dhe sigurisë për qytetin e Vlorës, ku evidentohet fakti se periudha e viteve 2010-2013 ka pasur dyfishin e vrasjeve në krahasim me vitet e fundit.

“Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës! Në vitet 2010 – 2013, mesatarja e vrasjeve për çdo vit ishte 11, pra 2 herë më tepër vrasje kur Basha ishte në qeverisje se në vitin 2018. Makina të djegura apo hedhura në erë?! Pikërisht në Vlorë, në vitin 2011, u vra në qendër të qytetit gjyqtari Skerdilajd Konomi në mënyrën më makabre! Fakte të tjera nga Vlora – sot dhe kur Basha ishte ministër i Brendshëm:
Në 2010 – 13 vjedhje me armë
Në 2011 – 14 vjedhje me armë
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje me armë
Në 2010 – 5 vjedhje bankash
Në 2011 – 2 vjedhje bankash
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje banke
Numrat flasin vetë dhe nuk kanë ngjyrë politike”, shkruan Lamallari në një reagim në FB.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.