KIEV – Presidenti ukrainas sulmon ”BBC”-në për shpifje

KIEV, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko hodhi në gjyq ”BBC”-në për shpifje, për një artikull që pretendon se Kievi kishte paguar për të bërë të mundur një takim me Donald Trump, sipas ankesës së konsultuar nga media.

Në një artikull të publikuar majin e kaluar në web-in e saj, BBC-ja pretendon se ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen ka marrë mes vlerës 400 000 dhe 600 000 dollarë nga ana e ndërmjetësve ukrainas për të mbështetur takimin e parë në qershor të vitit 2017 midis Petro Poroshenkos dhe presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas artikullit të BBC-së, i cili bazohet në burimet anonime ukrainase, qëllimi i këtij financimi ishte forcimi i ndikimit të Kievit në Uashington, për ta paraqitur takimin jo si një “takim të shkurtër”, por si “bisedime të vërteta”./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.